Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Istog të cili iu janë gjetur mbi 1 kilogram substancë narkotike.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar 1295.6 gramë (1 kg e 295.6 gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë heroinë, një shishe qelqi me substancë të lëngshme e llojit metadon dhe një telefon të tipit Samsung. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


