Lajme

Arrestohet një person në Graqanicë, dyshohet se vodhi duhan në vlerë mbi 6 mijë euro

11/13/2021 09:35
nga:M K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Graqanicë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer vjedhje të duhanit.

Siç njofton Policia, vlera e duhanit të vjedhur ishte në vlerë 6 mijë e 436 euro.

“Më 12.11.2021 policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje të duhanit (cigareve) në vlerë 6436 € nga një dyqan. I dyshuari ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka kryer vjedhjen”.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Falsifikim i rezultateve të votimeve, intervistohen shtatë dëshmitarë në Skenderaj