Lajme

Arrestohet një person në Gjilan për shkelje ligjore në Regjistrin Civil

04/22/2025 19:33
nga:G B

Një person është arrestuar në Gjilan lidhur me një rast të dyshuar të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” në një zyrë të gjendjes civile.

Sipas policisë, hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin civil.

“Personi i dyshuar është intervistuar në praninë e avokatit dhe është ndaluar me vendim të prokurorit kompetent për 48 orë. Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia tha se veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore dhe se hetimet janë në vazhdim.