Një person në Gjakovë është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e 3 qershorit, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.