Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton GazetaBlic.
Sipas raportit, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Skënderbeu, Gjakovë / 13.01.2025-00:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave të dyshuara narkotike të llojit kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.