Lajme

Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjet drogë

09/25/2024 09:19
nga:N K

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi tek i njëjti pas kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka raportuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.