Lajme

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se lajmëroi rrejshëm për një rast të grabitjes

12/13/2022 10:06
nga:Astrit Gashi

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka lajmëruar rrejshëm për një rast të grabitjes.

Ai është dërguar në mbajtje.

“LAJMËRIM I RREMË | Rr. Kodra e Diellit, Gjakovë 12.12.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ka lajmëruar rrejshëm për një rast grabitje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.