Një i dyshuar për vjedhje në tri shtëpi është arrestuar dje në Fushë Kosovë.
I dyshuari ishte raportuar të ketë vjedhur stoli ari, bizhuteri dhe telefona në tri shtëpi të ndryshme më 30 janar.
Sipas policisë tek i dyshuari janë sekuestruar bizhuteri të ndryshme dhe një telefon.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pa intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore” thuhet në raportin e policisë.