Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj, ka shtënë me armë zjarri

01/01/2024 10:05
nga:G C

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri disa herë.

Arrestimi i tij ka ndodhur rreth orës 17:20, ditën e diel.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 14 copë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë”, bëhet e ditur në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.p