Një person është arrestuar dje në Ferizaj nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë.
Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj, 26.12.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, muaj më parë dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” njofton Policia.