Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një grua

05/02/2024 09:30
nga:Sh R

Një person është arrestuar më 30 prill në Ferizaj nën dyshimin se ka dhunuar një grua.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim në IML ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.