Lajme

Arrestohet një person në Drenas, sulmoi fizkisht gruan

05/01/2024 10:18
nga:Sh R

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj të mërkurën në Drenas.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 30.04.2024 – 20:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.