Lajme

Arrestohet një person në Dragash pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait

10/26/2025 08:37
nga:G B

Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dragash / 25.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës m/k. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK