Lajme

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër

06/05/2022 10:18
nga:Q R

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përcjell GazetaBlic.

I njëjti kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër.

“Është shoqëruar në stacion i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë të një personit tjetër.

Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.