Një person është arrestuar dje në aeroportin “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka falsifikuar leternjoftimin dhe pasaportën e një shteti të huaj.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT/Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 25.12.2021 – 19:50. Derisa i dyshuari mashkull Shtetas Shqiptar ka qene duke kaluar përmes aeroportit të Prishtinës për të shkuar për në një qytet tjetër të jashtëm, gjatë verifikimit të dokumentacionit i njëjti dyshohet qe kishte të falsifikuar letërnjoftimin dhe Pasaportën e një shteti tjetër të huaj. Dokumentacioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale. I dyshuari është arrestuar me vendim të Prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.