Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur një femër.
Rasti ka ndodhur të martën në Rahovec si dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 12.12.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


