Policia e Kosovës në Ferizaj njofton përmes një komunikate se sot rreth orës 06:30 kanë arrestuar një 53 vjeçar, i njejti shte i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale’’, raporton GazetaBlic.
I dyshuari, pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.