Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar Sh.D (35-vjeçar), pasi i njëjti po kërkohej me urdhëresë të gjykatës, i dënuar me 100 ditë burgim.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se i njëjti u arrestua sot rreth orës 10:50 nga policët e stacionit në Kaçanik.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej njëqind (100) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.


