Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pas një informacioni të pranuar inteligjent, sot rreth orës 06:30 në Kaçanik ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H (M/K) i moshës 33 vjeçar, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej njëqind (100) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.