Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për shtytje në zjarrvënie në Prishtinë

01/14/2026 20:23
nga:G B

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të dyshuar për shtytje në kryerjen e veprës penale të zjarrvënies, lidhur me një rast të ndodhur në muajin shkurt.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 14 shkurt 2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, konkretisht në një lokal ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, sot kanë arrestuar të dyshuarin e katërt në këtë rast, R.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se ka shtyrë persona të tjerë të kryejnë veprën penale të zjarrvënies.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.