Lajme

Arrestohet një jordanez në Lipjan, dyshohet se sulmoi seksualisht një femër

05/28/2022 08:59
nga:Genita C

Një person me nënshtetësi jordaneze është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se i njëjti sulmoi seksualisht një femër në Lipjan.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan, 25.05.2022 – 16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull jordanez nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.