Lajme

Arrestohet një ish-zyrtar i policisë së Rinasit, lejonte qytetarët të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së

06/29/2024 18:43
nga:Y I

Një ish-efektiv i policisë së Rinasit, është lënë në burg për një kohë të pacaktuar nga Gjykata e Tiranës.

Kjo për faktin se ai dyshohet se lejonte qytetarë që kishin probleme me dokumentacionet të kalonin nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan tvklan.al.

Avokati mbrojtës i të dyshuarit i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë sigurie me pretendimin se ai u dorëzua vet në polici, si dhe se është person i parrezikshëm dhe i padënuar më parë.