Është arrestuar një i mitur Vushtrri, i cili një javë më parë ishte raportuar për vjedhje.
Policia ka njoftuar se i dyshuari në bashkëveprim edhe me një person tjetër i cili mbetet në kërkim, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku cak i vjedhjes kanë qenë 45 njësor uji.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara.
“Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit të moshës së mitur, me aktvendim të Prokurorit kompetent, i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë”, ka njoftuar policia.


