Policia e Kosovës njofton se ka arrestaur një të mitur, pasiqë dyshohet se disa herë nga një I mitër tjetër ka marrë para me vlerë prej 10 euro, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari me vendim të prokurorit është në mbajtje.
“Rr. Rugova, Prishtinë 18.11.2024 – 13:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur) shumën nga 10 euro. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.