Është arrestuar një i mitur në Prishtinë, pasi që i njejti dyshohet se ka kryer vjedhje në një market.
Sipas raportit të PK-së, i mitur ka sulmuar edhe një person i cili është punëtor sigurimi në këtë market, shkruan GazetaBlic.
Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje.
‘’VJEDHJE GRABITQARE-Prishtinë / 14.01.2025-18:00. I dyshuari mashkull kosovar i mitur ka hyrë në ambientin e një marketi dhe nga aty dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore dhe i njëjti në ikje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-punëtor sigurimi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së.