Policia në Prizren ka identifikuar 21-vjeçarin me inicialet E.B., i cili dyshohet se mbrëmjen e datës 03.03.2024 ka kryer vjedhje të rëndë në “Rrugën e Jonit“ në këtë komunë.
Viktima kishte deklaruar se i ishte vjedhur portofoli i saj bashkë me dokumentet personale si dhe para të gatshme në vlerë prej 1 mijë e 150 Euro.
“Për rastin është arritur të gjendet prova kryesore si portofoli dhe disa prova tjera. Pas përfundimit të proceduarve të para hetimore, prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për të dyshuarin me kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.