Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Ferizaj të dielën, me dyshimin se ka kryer vjedhje në një qendër tregtare.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari 24-vjeçar me inicialet E.D., kishte vjedhur disa gjëra në qendrën tregtare në rrugën “Rexhep Bislimi”, ndërsa pak metra larg vendit të ngjarjes, është ndaluar dhe arrestuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “vjedhje”.


