Lajme

Arrestohet një i dyshuar për tri raste të vjedhjeve të rënda në Gjakovë

02/04/2026 15:06
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tri raste të vjedhjeve të rënda të kryera në lokacione të ndryshme në Gjakovë.

Sipas policisë, me urdhër të Prokurorisë, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Më datë 03 shkurt 2026, kjo njësi ka arritur të arrestojë një person të moshës madhore A.B., i cili ishte i përfshirë në tri (3) raste të iniciuara për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të ndodhura në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës, në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti”.

Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.