Lajme

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Ferizaj

08/13/2025 09:08
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.