Lajme

Arrestohet një i dyshuar për pastrim parash mbi 2 milionë euro

03/17/2026 21:54
nga:Genita C

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për pastrim parash në vlerë mbi 2 milionë euro, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit, hetimet lidhen me një skemë mashtrimi me avio-bileta nga viti 2015 deri në 2019, ku i dyshuari përmes kompanive të tij dyshohet se ka pastruar para dhe ka bërë deponime të mëdha të pajustifikuara.

Me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.