Lajme

Arrestohet një grua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve të vet

04/11/2021 09:31
nga:Q R

Një grua është arrestuar në Ferizaj, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të saj të mitur.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë meshkuj (të mitur). E dyshuara dhe dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e Policisë.

​Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë