Mbrëmë në Vushtrri është arrestuar një grua, pasi që e njejta ka sulmuar një person për një mosmarrëveshje mes tyre.
Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt, shkruan GazetaBlic.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.