Lajme

Arrestohet një grua në Maqedoni, me lëndë ndezëse kërcënon një person se do t’ia djeg lokalin

03/17/2024 14:28
nga:G B

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, është arrestuar një grua 32 vjeçe me iniciale K.I. në Prilep.

Sipas Policisë, e njëjta ishte futur në një lokal ku e ka spërkatur atë me lëng të ndezshëm dhe kishte kërcënuar pronarin se do t’ia digjte objektin.

“Përkatësisht, me datë 16.03.2024, rreth orës 22:00, në DPB Prilep, T.K.(61) nga Prilepi ka raportuar se rreth orës 21:30, K.I ka hyrë në objektin e tij hotelierik në Prilep dhe ka spërkatur dyshemenë me një shishe të mbushur me lëng të ndezshëm dhe ka kërcënuar se do t’i vinte flakën objektit. K.I. është ndaluar në stacionin policor në Prilep dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB. /alsat.mk