Lajme

Arrestohet një femër në Mitrovicë, dëmtoi veturën e policisë

03/24/2022 10:24
nga:Donika Fetahu

Është arrestuar një femër në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, pasi që e njëjta për motive të panjohura ka hedhur një guri në drejtim të veturës zyrtare të policisë të cilën e ka dëmtuar.

Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarës janë gjetur dhe sekuestruar një sprej dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.