Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar dhe dërguar në mbajte në Istog, pasi që i njejti ka ushtruar dhunë fizike dhe kanosur me armë një grua me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se e kërcënuara me dëshirën e saj është kthyer në familjen e saj, raporton GazetaBlic.
Poashtu sipas policisë, me të njëjtën armë dyshohet se babi i të arrestuarit për dhunë, ka gjuajtur në ajër në natën e Vitit të Ri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë, viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh. Po ashtu, dyshohet se prindi i të dyshuarit ka shtënë me të njëjtën armë zjarri (në ajër) në natën e ndërrimit të mot-moteve. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur. Nuk raportohet për lëndime, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit ndaj prindit të dyshuarit është iniciuar rasti për përdorim të armës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.