Lajme

Arrestohet një burrë në Vushtrri, iu gjet një revole dhe 5 fishekë

03/06/2025 08:55
nga:G B

Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi tek vetura e tij është gjetur një revole dhe pesë fishekë.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit , i dyshuari ëshët dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar  një revole dhe 5 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.