Lajme

Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrahu motrën e tij

11/30/2024 10:45
nga:Sh R

Një burrë në Prishtinë është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.