Lajme

Arrestohet një burrë në Obiliq, rrahu gruan dhe vajzën e tij të mitur

01/24/2024 08:29
nga:Sh R

Një burrë në Obiliq është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij të mitur.

Bëhet e ditur se viktimat kanë marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të bijës së tij të mitur viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.