Një burrë është arrestuar në Kaçanik, pasi që dyshohet se ka dhunuar një femër. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Dhunim- Kaçanik / 04.02.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovare pa dashje të kryej mardhënje seksuale. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.