Lajme

Arrestohet një burrë në Gjakovë, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

05/20/2023 09:19
nga:Astrit Gashi

Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.