Lajme

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një fëmijë

06/01/2021 08:52
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj.

Prangosja e tij erdhi si rezultat i dyshimeve se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë.

Ai është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

E viktima në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim gjinekologjik.

“Ferizaj-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare (fëmijë). Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim gjinekologjik, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.