Lajme

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një 26-vjeçare në motel

02/12/2023 15:04
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Ferizaj.

I njëjti dyshohet se e ka dhunuar një 26-vjeçare në një nga motelet të magjistales Prishtinë-Ferizaj.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa u denoncua në polici nga ana e viktimës.

Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“I dyshuar është ndaluar me vendim të prokurorit”, tha Jashari.

Rasti ka nisur të hetohet në drejtim të vepres penale “Dhunimi”.