Policia e Pogradecit ka arrestuar 64-vjeçari të cilit i janë gjetur banesë një armë zjarri dhe municion luftarak.
Në njoftimin e policisë thuhet se aksioni është kryer sot dhe arma e municioni luftarak janë sekuestruar, raporton Euroneës.al.
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Pogradec operacioni policor i koduar “Gurrasi”. Gjatë operacionit goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, kapsolla detonatore e elektrike e fitil zjarr përcjellës Vihet në pranga poseduesi i tyre”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. C”.
“Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, një sasi municioni luftarak, kapsolla detonatore dhe elektrike dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. C ., 65 vjeç dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.