Një 37-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur veturën e një 70-vjeçari në Durrës.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuar ka qenë në kërkim, njofton TCh.
Tutje në njoftimin e policisë thuhet se 37-vjeçari u kap duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin të cilin e kishte vjedhur.