Lajme

Arrestohet një 26 vjeçar në Ferizaj, kërkohej për lëndim trupor dhe kanosje

10/12/2021 11:54
nga:M K

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar ka arritur të arrestojë 26 vjeçarin, E.N për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.