Një 22-vjeçar nga Elbasani është arrestuar, pasi dyshohet se ka shantazhuar një vajzë të re, duke i kërkuar para përmes telefonit.
Ka qenë vetë e reja, e cila ka denoncuar rastin në polici, shkruan Abcnews.al.
Tutje, bëhet e ditur se grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.