Është arrestuar një 19-vjeçari në Sarandë, i cili ishte i shpallur në kërkim për vjedhje motomjetesh.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se i dyshuar ka vjedhur katër automjete.
“Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë lokalizuan dhe kapën shtetasin E. V., 19 vjeç, i shpallur në kërkim, si njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve në qytetin e Sarandës”.
“Ky shtetas ishte pjesë e grupit të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Focus”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Gjatë operacionit, u ndaluan 2 bashkëpunëtorët e 19-vjeçarit, si dhe u sekuestruan 2 motomjete të vjedhura”, thuhet tutje në njoftim.


