Lajme

Arrestohet një 16-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se posedonte incizime intime mes të miturve

09/07/2022 09:33
nga:G B

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një 16-vjeçar, nën dyshimin se posedonte incizime intime mes të miturve.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 20:00, në Prishtinë.

Sipas policisë, në cilësi të provave materiale, është konfiskuar telefoni i të dyshuarit.

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit”, thuhet në njoftim..

Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje, kurse rasti është nën hetime.