Lajme

Arrestohet njё person i dyshuar pёr vrasje nё tentativё

02/12/2025 08:39
nga:N K

Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka therur një person tjetër me thikë.

Siç njofton policia, në spitalin rajonal në Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjes nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajonal nё Pejё.

“Pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin për media.