Është arrestuar një person në pikë kalimin kufitar në Vermicë, për shkak se me veturën e tij po transportonte 7 persona shtetas të huaj.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.